Ku qëndron degradimi i Kosovës si shtet?!

Ku qëndron degradimi i Kosovës si shtet?!

Funksionimi i shtetit varet nga udhëheqja e vendit, nga aftësia apo paaftësia e tyre, në zbatueshmërinë e „shtetit ligjor“ si dhe nga firmosja e nënshkrimeve të shtetit përmes diplomacisë së jashtme, me shtete tjera, në të mirë të vendit.

Shkruan: Sami ARIFI

Shtrohet pyetja se sa kemi zbatueshmëri të ligjit në Kosovës si dhe, si u firmosën nënshkrimet me shtetet fqinje, e në veçanti me Serbinë nga diplomacia e jashtme e shtetit të Kosovës?!

Shtylla kryesore e mbajtjes së rendit dhe rregullit në shtet është menaxhimi i mirë politik si dhe zhvillimi ekonomik kur që të dyja mbikëqyren përmes sistemit të pavarur juridik.

Menaxhimi i keq politik dhe moszhvillimi ekonomik prodhojnë dëme të mëdha në shtet siç janë: aferat kriminale dhe korruptive që Kosova radhitet ndër vendet e para. Në Kosovë, deri tani, u pengua ndërhyrja e pavarur e sistemit juridik, që është kusht i domosdoshëm për një shtet demokratik.

Firmosja e nënshkrimeve të Kosovës përmes diplomacisë së jashtme të saj, me shtetet fqinje, posaçërisht me Serbinë, ishte e pandërgjegjshme e në veçanti firmosjet siç ishin: firmosja për asociacionin e komunave të ashtuquajtura „serbe“, demarkacioni, fusnota dhe shumë firmosje tjera nga diplomacia e shtetit Kosovës në dëm të vendit tonë.

Kur gjykata kushtetuese e Kosovës konstatojë se nënshkrimi i diplomacisë së Kosovës me Serbinë ishte me kompetenca ekzekutive për të ashtuquajturin „asociacion i komunave serbe“ i bërë në vitet 2013, 2015 nga PDK-ja dhe LDK-ja, atëherë filluan akuzat ndaj njërës parti dhe tjetrës, përderisa kundërshtari i demarkacionit të Malit të Zi me Kosovën lideri i AAK-ja, posa ai erdhi si kryeministër i Kosovës e firmosi demarkacionin përmes Parlamentit të Kosovës, madje me duartrokitje frenetike. Është rast i rrallë, apo s‘ka rast të tillë në të gjitha vendet e botës, kur një shtet jep territor dhe në parlamentin e tij duartroket frenetikisht.

Në Kosovë gjerë më tani asnjë koalicion nuk e çoi mandatin deri në fund, për shkakun e mosmarrëveshjeve të pazarit të tyre, derisa koalicioni i fundit në mes LDK-së dhe LVV-së ishte më jetëshkurtri. Shtrohet pyetja pse?

Në momentin kur qeveria deshi të drejtoi punë për të ashtuquajturin “ligji për konfiskim të pasurisë së paligjshme”, si dhe aktivizimin e mekanizmave për ta konfiskuar këtë pasuri të paligjshme përmes mekanizmave të shtetit, në të njëjtën kohë u propozuar nga ish-presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, gjendje e jashtëzakonshme për Kosovën si dhe mospërfillja e urdhrave të qeverisë në lidhje me masat e marrura ndaj pandemisë. Kësaj thirrje iu bashkëngjit, menjëherë, edhe partneri i koalicionit dhe të gjtha partit që ishin në të kaluarën në pushtet u bënë bashkë, krejt kjo nga frika e përgjegjësisë së tyre nga “ligjit për konfiskim të pasuri së paligjshme” kështu që ata me pazaret e tyre e rrëzuan qeverinë, por, që kjo gjendje e jashtëzakonshme pas rrëzimit të qeverisë së Kosovës nuk u bë asnjëherë edhe pse pandemia deri më tani mori jetën e mbi 1400 qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Me afera kriminale dhe korruptive tashmë është e ditur se, në shtetin e Kosovës janë mjaft shumë individ, por, drejtësia është më shumë dhe se ajo është në dorën e popullit që vendosë përmes votës së tij.

Prandaj së fundi arrimë deri te përfundimi se funksionimi i shtetit ligjor të Kosovës varet se çka prodhojnë zgjedhjet në vendin tonë. Uroj që të zgjedhën parlamentarë të Republikës së Kosovës të cilët aprovojnë në parlament ligje të mira për popullin e saj, dhe qeveria e ardhshme t’i fus në funksionim të gjitha mekanizmat e shtetit në zbatimin e aprovimit të ligjeve të aprovuara në parlamentin e shtetit të Kosovës, gjithnjë në shërbim të ligjshmërisë dhe zhvillueshmërisë ekonomike të mbikëqyrur nga pavarësia e sistemit juridik të shtetit të Kosovës. /2LONLINE.com/

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE