DYLON

Ku mbet zëri i rinisë?, Ku jeni o trima ?!

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Në media e pash konferencën “Siguria e të rinjve”, ku u tha që janë bashkuar të rinj nga Kosova dhe nga Shtetet Ballkanike. Për këtë konferencë, kemi fituar mbështetje nga OSBE Misioni në Kosovë, në kohën kur isha kryetar i Këshillit Qendror të Veprimit Rinor të Republikës së Kosovës bashkë me ekipen time e kemi ideuar këtë konferencë, por nuk arritëm me e organizua, ngase presionet e kësaj qeverie në largim ishin më përfide të mundshme, përmes marionetave të tyre që tashmë janë heshtur.

Nuk pash dikën në ballë të tavolinës nga përfaqësuesit e rinisë, Këshillave Rinore, madje as marionetat e tyre që i përdoren kur ju nevojiten për interesa të PDK-së, e tashti i kanë gjuajtur si mallin për një përdorim.

EkoHigjiena

Si kurrë më parë, në këtë konferencë,pa pengesa, komplet hapësirën (ashtu qysh edhe ka qejf) e ka pas, Drejtori i Departamentit të Rinisë me kolegët e tij, me ju shit men të rinjve të Ballkanik që kinse DiR po bën shumë për rininë e Kosovës.

Ata përfaqësues të KVRL-ve (marioneta të PDK-së) që kohë më parë kërkuan dorëheqjen time, ju rikujtoj që ka rreth dy muaj që unë nuk jam kryetar në KQVR, dua t’iu parashtrojë këto pyetje:

– A ju thirri nej kush në këtë konferencë ?
– Pse jeni kaq të heshtur, a mos ju ka lodh shumë fushata juve “apolitikëve” ?
– A e dini që në emër të rinisë së Kosovës, u prezantua njeriu i politikës e i qeverisë, njeriu që ka mbi 40 vjet ( do duhej me qenë i ri/e re, dhe të jetë nga shoqëria civile)?!
– Ku jeni more, qe dy muaj (nga koha kur unë u dorëheqa dhe kalova në LDK), zëri juaj e as aktiviteti juaj për të rinjtë e Kosovës nuk u pa ?

Krejt në fund po ua rikujtoj, që unë jam me LDK, punova për LDK-në, kam shumë energji për me vazhdua me punua për LDK-në, po edhe Ju jeni me PDK-në, por keni punua tinëz, dhe si duket ju ka lodh e ju ka qit përtokë, e nuk po ju nihet zani kërkund.

/Murat Murati/
/Autori ka qenë kryetar i Këshillit Qendror të Veprimit Rinor të Republikës së Kosovës/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.