DYLON

Ku është hapësira e këmbësorëve në këtë rrugë?!

Ku është hapësira e këmbësorëve në këtë rrugë?!
Redaksia

Nga: Bashkim Isufi

Në shumë rrugë të qytetit po vërehet zvogëlimi i hapësirave të trotuareve, e në disa raste edhe eliminimi i tyre i plotë, duke u krijuar hapësirë parkingjeve për automjete.

EkoHigjiena

Gjithçka mund të arsyetohet, por mungesa e trotuarit në një rrugë brenda qytetit, e cila konsiderohet zonë e urbanizuar, është vështirë të arsyetohet.

Në rrugën “Demush Mustafa” në Gjilan, eliminimi i plotë i trotuarit ngre një pyetje thelbësore: a po i japim përparësi hapësirës për automjete, duke lënë anash të drejtën e këmbësorëve për lëvizje të sigurt?

Zhvillimi urban duhet të jetë i harmonizuar, duke garantuar jo vetëm hapësira për ndërtime dhe parkingje, por edhe hapësira publike, trotuare dhe kushte të sigurta për lëvizjen e këmbësorëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.