DYLON

Kthimi i 11 qytetarëve nga zonat e konfliktit në Siri është bërë në bashkëpunim të ngushtë me ShBA-të

Kthimi i 11 qytetarëve nga zonat e konfliktit në Siri është bërë në bashkëpunim të ngushtë me ShBA-të
Avatar photo Redaksia

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt konferenca për media lidhur me kthimin në Republikën e Kosovës së 11 qytetarëve nga zonat e konfliktit në Siri.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin ministri i Punëve të Brendshme, njëherazi Koordinatori Nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, z. Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovë, z.Samedin Mehmeti.

EkoHigjiena

Në fjalën e tij para gazetarëve, ministri Sveçla bëri të ditur se kthimi i këtyre qytetarëve, ku në mesin e tyre janë katër fëmijë, është bërë në bashkëpunim të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Me këtë veprim, Kosova, si anëtare e Koalicionit Global, dëshmon së është partner i përkushtuar dhe i gatshëm të përmbushë obligimet ligjore, si vendore dhe ato ndërkombëtare”, tha ministri Sveçla.

Më tej, ai theksoi se të gjithë personat që kanë marrë pjesë në luftime në zonën e konfliktit, kanë kryer krime si dhe ata që kanë qenë të përfshirë në çfarëdo kapaciteti në organizata terroriste, do të dalin para drejtësisë.

Në anën tjetër, ai theksoi se: “ne të do ndërmarrim të gjithë veprimet e nevojshme së bashku me institucionet relevante, për të ofruar mbështetjen e plotë për rehabilitimin dhe ri-integrimin e tyre në shoqëri ”.

Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovë, z.Samedin Mehmeti tha se falë angazhimeve të tilla, ka rezultuar që situata aktuale të jetë shumë më ndryshe, për dallim me situatën e viteve 2013 dhe 2014.

Ai bëri të ditur se gjatë këtij operacioni është arritur që të kthehen gjithsej 11 persona, në mesin e të cilëve gjashtë burra, një grua dhe katër fëmijë.

Po ashtu, ai theksoi se deri më tani, të kthyer nga zona e konfliktit janë gjithsej 253 persona, prej të cilëve 130 burra, 39 gra dhe 84 fëmijë.

Në fund, u theksua se situata e sigurisë në vendin tonë është e qetë dhe stabile, ndërsa Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që sipas misionit dhe detyrave të saj, në mënyrë të vazhdueshme të angazhohet në përmbushjen e aktiviteteve dhe objektivave të parapara sipas Strategjisë për parandalimin e përhapjes së ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.