Tottenham ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pasi ka mposhtur Ajaxin me rezultat 3-2 në një ndeshje të çmendur.
Heroi i kësaj ndeshje ishte Lucas i cili shënoi hetrik për ta dërguar skuadrën e tij në finale. Tottenham në finale do të takohet me Liverpoolin që eliminoi Barcelonën.
Finalja e madhe luhet me 1 qershor në stadiumin e Atletico Madrid, Ëanda Metropolitano.
Pas dominimit shumë vjecar të skuadrave spanjolle, në finale për më të mirin e Evropës janë dy skuadra angleze, me cka do të rikthejnë titullin në Angli.