/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës në Pikën Kufitare, “Vërmnicë”, ka njoftuar Stacionin Policor-Gjilan se kanë ndaluar personin, Shtetas i Kosovës, banor i Komunës së Gjilanit, i cili ka qenë duke u kthyer nga Republika e Shqipërisë dhe pas verifikimit, ka rezultuar në STOP LISTË, me urdhëresë aktive nga Gjykata Themelore-Gjilan, për arrest.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se një njësitë policor nga Stacioni Policor i Gjilanit me veturë zyrtare, kanë arritur tek Pika Kufitare –Vërmnicë dhe kanë bërë pranimin e këtij personi, të cilin e kanë shoqëruar deri në burgun e Dubravës, për ta vuajtur dënimin në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) muaj burg efektiv sipas Aktgjykimit të Gjykatës Themelore-Gjilan. /2L ONLINE/