/2L ONLINE/ – kthehet nga Austria ku punonte, por arrestohet nga policia pasi ishte i dyshuar për përfshirje në një rrahje që kishte ndodhur pothuajse jë muaj më parë. Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan fillimisht ka rikujtuar rastin që ka ndodhur kah mesi i qershorit kur në diskotekën ,,STOP” kishte ndodhur një rrahje në mes të dyshuarit si dhe dy viktimave ku si pasoje e rrahjes ka ardhur deri te “lëndimi rëndë trupor”. I dyshuari deri sa ishte në diskotekën ,,Stop” me dy persona tjerë aty ka filluar rrahja papritmas duke e goditur me shishe të birrës viktimën.
Asokohe, pas procedimit të rastit nga patrulla policore, fillimisht nuk është identifikuar i dyshuari por m pas, pas hetimeve intenzive njësitet hetuese nga stacioni policor i Gjilanit kishin arritur të kuptojnë se kush është i dyshuari por pas si vonë, pasi ai veç kishte shkuar shkuar në Austri ku edhe punon përkohësisht.
Por, thënia se ‘ndoshta vonohet por nuk harrohet”, ka vlejtur në këtë rast për policinë, pasi me t’u mësuar se i dyshuari n fjalë është kthyer nga Austria, ai është arrestuar në shtëpinë e tij.
“I dyshuari intervistohet ne prezencën e Avokatit mbrojtës, ku janë gjetur prova të qëndrueshme se i njëjti është i involvuar në rastin në fjalë. Me vendim të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit caktohet masa e ndalimit për 48 orë. Rasti procedohet në Gjykatë”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani. /2L ONLINE/