/2L ONLINE/ – Në rrugën “Abdulla Presheva” në Gjilan një qytetar rom pretendon se ka shtëpinë e tij në të cilën nuk kishte banuar pothuajse që 23 vite por tani ku është kthyer ka hasur në një familje që banon aty, për më tepër ai kishte bërë edhe renovime.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se ankuesi rom, shtetas i Kosovës, ka raportuar në Policinë e Kosovës se që nga viti 1992 nuk kishte banuar në shtëpinë e tij këtu në Gjilan. Dhe tani me 8 dhjetor 2015 kur është kthyer për të banuar aty, ka hasur një familje të panjohur për të, e cila e kishte rinovuar shtëpinë e tij dhe ishte duke banuar aty.
Rasti i dedikohet njësisë së hetimeve të stacionit policor në Gjilan. /2L ONLINE/
fotoilustrim