DYLON

Kthehet në rivendosje çështja e caktimit të masës së paraburgimit ndaj Shefqet Krasniqit

Avatar photo Redaksia

Kthehet në rivendosje çështja e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Shefqet Krasniqit, imamit të Xhamisë së Madhe, në Prishtinë bëhet e ditur përmes një komunikate të lëshuar nga Gjykata e Apelit.

Një kolegj penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të të pandehurit Sh. Krasniqi, lidhur më aktvendimin PPR.KR.453/2014, të datës 19.09.2014, nxjerrë nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, sipas të cilit këtij të fundit i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji.

EkoHigjiena

Gjykata e Apelit ka vendosur që ky aktvendim të anulohet dhe çështja t’i kthehet Gjykatës Themelore në fjalë për rivendosje. I pandehuri po ashtu do të mbetet në paraburgim deri në marrjen e vendimit të ri- njofton Zyra për Informim e Gjykatës së Apelit.

Sh. Krasniqi dyshohet se ka kryer veprat penale : Shpëlarje e parave nga neni 32 par.2,nënparagrafi 2.5 dhe 2.6 të Ligjit mbi parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit; Shtytje për kryerjen e veprave terroriste nga neni 141 i Kodit penal të Kosovës dhe Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtarë, racorë, fetarë apo etnik, neni 174 i këtij kodi.

Kolegji pas shqyrtimit të shkresave të çështjes dhe ankesës së mbrojtësit të të pandehurit Krasniqi, vlerësoi se aktvendimi i atakuar duhet anuluar dhe kthyer për rivendosje për shkak se i njëjti përfshinë shkelje esenciale të dispozitave 187 të KPK-së. Kjo ngase gjykata e shkallës së parë në arsyetimin e aktvendimit të atakuar nuk ka dhënë fare arsyet e duhura dhe vendimtare mbi dyshimin e bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale për të cilat është duke u hetuar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.