DYLON

Kthehen kolonat në kufi me Serbinë

Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës u ka bërë sot apel të gjithë atyre që planifikojnë që me vetura ta kalojnë kufirin e Kosovës me Serbinë, që këtë ta bëjnë jo vetëm në Merdare (afër Podujevës), por edhe në tri vendkalimet: Dheu i Bardhë (Gjilan), Mutivodë (drejtimi i fshatit Keçekollë) dhe Muqibabë (Gjilan).

Policia thotë se informacionet e sotme tregojnë se në Merdare në hyrje pritje nuk ka, por në dalje kolona është deri në 1.5 kilometra, me ç’rast pritja mund të zgjasë deri në tri orë.

EkoHigjiena

Policia e Kosovës thotë se e ka shtuar personelin e vet dhe e aplikon punën e kontrollit kufitar të përshpejtuar, me qëllim që bashkatdhetarëve tu mundësohet kalim më i shpejtë në kufirin me Serbinë.

Megjithatë, pritjet në kolona janë duke u shkaktuar si pasojë e fluksit të madh të automjeteve dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve – formularëve përkatës nga autoritetet e Serbisë, thotë policia. /REL/

fotoilustrim

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.