DYLON

KSHMS sheh nga afër punën e ekipit për kontrolle sistematike të nxënësve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (KSHMS) në përbërje Jashar Jashari- kryesues, si dhe Nexhat Halili,Veton Uka, Selvete Shurdhani, Mirvete Kurteshi, Fatbardha Selman, anëtarë të këtij Komiteti, kanë vizituar ekipin mjekësor të QKMF-së “Dr. Nagip Rexhepi”, e cila është përcaktuar për projektin e kontrollimeve sistematike të nxënësve të klasave të para, të pesta dhe të nënta në të gjitha shkollat fillore të Komunës së së Gjilanit.

Kyesuesi i komiteti Dr.Jashar Jashari tha për 2L ONLNE, se ky projekt i kontrolleve sistematike është vazhdimësi e punës që bëhet çdo vit nga ekipi i mjekëve nga mjekësia familjare dhe ekipi i stomatologjisë. Ai tha se projekti ka për qellim zbulimin, evidentimin, parandalimin dhe trajtimin e hershëm të çrregullimeve dhe sëmundjeve eventuale tek nxënësit që i nënshtrohen këtyre vizitave. “Edhe këtë vit ” cak” i kontrollimeve janë të gjithë nxënësit e klasave të para, të pesta dhe të nënta në të gjitha shkollat e qytetit dhe fshatrave të komunës së Gjilanit, dhe përmes kësaj, të identifikojë sëmundjet dhe anomalitë eventuale duke i udhëzuar rastet e identifikuara për trajtime të mëtutjeshme në lëmitë përkatëse”, ka thënë Jashari.

EkoHigjiena

Ai ka bërë të ditur edhe për vizitën e fundit në Zhegër , ku Komiteti përkatës është njoftuar dhe ka përcjellë me vëmendje disa kontrollime të nxënësve të klasave të nënta në shumë parametra mjekësor.

“Udhëheqësi i kësaj ekipe mjekësore D.Nexhat Halili i ka njoftuar anëtarët e komitetit për shëndetësi për mbarëvajtjen e këtij projekti, ku sipas tij, këtë vit gjendja shëndetësore e nxënësve është më e mirë se në vitet e kaluara në kuptim të zbulimit dhe të evidentimit të ndonjë sëmundje apo anomalie të nxënësve, pasi qe deri tani fatmirësisht nuk kemi patur raste për ndonjë sëmundje serioze. Në kuadër të këtij projekti realizohen edhe kontrollet nga stomatolgu Dr.Shemsije Zahiri që është pjesë e kësaj ekipe.

Përndryshe Komiteti në fjalë më pas ka vizituar edhe QMF-në në Zhegër ku është njoftuar me punën që bëhet aty, pasi kjo QMF, tani punon me dy ndërrime, për çka ua ka mundësuar qytetarëve të kësaj ane shërbimet më të mira, më të shpejta, ka thënë Dr Jashar Jashari, kryesues i Komitetit.

Sipas tij, Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Socialeka vizituar më pas edhe QMF-në në fshatin Bresalc dhe QMF-në “28 Nëntori” në qytet ku edhe këtu është njoftuar rreth punës që bëhet në këto institucione shëndetësore, si dhe rreth furnizimit me barëra dhe material tjetër hargjues.

“Në të gjitha këto QMF, nuk pati ndonjë vërejtje nga punëtorët shëndetësore si dhe as nga anëtarët e Komitetit për Shëndetësi rreth furnizimit si me barëra dhe aparaturë apo inventarë, sepse të gjitha QMF-të ishin të furnizuara mirë”, ka bërë të ditur Dr.Jashar Jashari, kryesues i këtij Komiteti. /2L ONLINE/