DYLON

Kryqi i Kuq: Solidaritet dhe buzëqeshje për fëmijët!

Kryqi i Kuq: Solidaritet dhe buzëqeshje për fëmijët!
Redaksia

Sot, Karabinierët Italianë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës, Dega në Gjilan, dhuruan materiale edukative dhe lodra për fëmijët e grupit parashkollor të Shkollës Fillore “Thimi Mitko” në Gjilan.

Ky donacion përfshinte mjete të ndryshme shkollore dhe kreative, si ngjyra, lapsa, fletore dhe materiale të tjera edukative, si dhe lodra për të vegjlit, me qëllim të krijimit të një ambienti më të këndshëm dhe motivues për zhvillimin dhe argëtimin e tyre

EkoHigjiena

“Falënderojmë Karabinierët Italianë për kontributin dhe mbështetjen e tyre, duke sjellë buzëqeshje dhe gëzim tek më të vegjlit. Së bashku për një komunitet më të mirë”, thuhet në njoftimi ne Kryqit të Kuq të Kosovës, Dega në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.