DYLON

Kryqi i Kuq në Kamenicë u del në ndihmë shumë familjeve në nevojë

Kryqi i Kuq në Kamenicë u del në ndihmë shumë familjeve në nevojë
Avatar photo Redaksia

Falë donatorëve, Kryqi i Kuq i Kosovës, dega në Kamenicë edhe përgjatë këtyre tre muajve të këtij viti u ka dalë në ndihmë familjeve në nevojë duke u shpërndarë pako ushqimore e higjienike, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Rexhep Morina, sekretar i degës së Kryqit të Kuq në Kamenicë, ka bërë me dije se edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2021 kanë qenë mjaftë aktiv në shpërndarjen e të mirave materiale, sidomos miellit, duke falënderuar donatorët e respektuar.

EkoHigjiena

“Gjatë muajit janar kemi shpërndarë për 61 familje me 330 anëtarë, miell në sasi prej 1600Kg, 48 pako  ushqimore e higjienike,320 kg rroba të përdorura,15 palë këpuca si dhe shtrojë, mbulojë e orendi.  Gjatë muajit shkurt kemi shpërnda për 71 familje me 377 anëtarë, miell në sasi prej 1795 kg 120 kg rroba, 18 palë këpuca si dhe shtrojë- mbulojë e orendi.  Gjatë muajit mars kemi shpërnda për 91 familje me 377 anëtarë, miell në sasi prej 2530kg, 320 kg rroba, 21 palë këpuca si dhe shtrojë e mbulojë e orendi”, ka bërë me dije morina, transmeton 2LONLINE.com.

Ai ka kërkuar nga donatorët që të vazhdojnë ta ndihmojnë Kryqin e Kuq që kjo pastaj të ketë mundësi t’i ndihmojë familjet në nevojë.

“Tash edhe muaji i shenjt i Ramazanit dhe festa e Bajramit po afrohen dhe shpresojmë sa do të shtohet numri i donatorëve të ndryshëm nga vendi e diaspora sidomos në pako ushqimore dhe higjienike”, ka thënë Rexhep Morina, sekretar i degës së Kryqit të Kuq në Kamenicë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.