Kryqi i Kuq i Kosovës, dega në Kamenicë njofton se me kërkesën e prindit të Imran Hysenit nga Petriti, kanë filluar aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare për ta ndihmuar Imran Hysenin, i cili vuan nga sëmundja e Epilepsisë dhe ka nevojë që të operohet ne Turqi, operimi është mjaft i shtrenjte, po me ndihmën e njerëzve te vullnetit të mirë shpeshojmë se do t’ia dalim.
Këtë e ka bërë të ditur sekretari i Kryqit të Kuq në Kamenicë, Rexhep Morina, që ka apeluar
te të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të ndihmojnë Imranin atë ta bëjnë përmes vullnetarëve të Kryqit të Kuq, dega në Kamenicë, të cilët do te jen në aksion dhe do ti vizitojnë të gjitha institucionet komunale, bizneset dhe qytetarët.
Ndihmat mund të dhurohen edhe përmes llogaris bankare të KK dega në Kamenicë -Banka NLB 1702001010927083 duke e shënuar ndihmë për ImranHysenin
Në zyrën e KK dega në Kamenicë, si dhe përmes telefonave të poshtë shënuar 0280/213-371 ose mobil 044/238-392.
“Shpresojmë se do të mirëkuptohemi dhe aksioni do të ketë sukses që Imranit ti mundësohet operimin në shtetin e Turqisë”, Ka thënë Morina.