Kryqi i Kuq në Gjilan vazhdon mbështetjen e familjeve në nevojë përmes shpërndarjes së pakove ushqimore
Në kuadër të Muajit të Solidaritetit, Kryqi i Kuq i Kosovës, Dega në Gjilan vazhdon angazhimin për të mbështetur familjet në nevojë përmes shpërndarjes së pakove ushqimore.
Sipas kësaj organizate, në këtë nismë humanitare kontribuuan edhe disa qytetarë vullnetmirë, të cilët dhuruan pako ushqimore, duke zgjedhur që të mbeten anonimë. Kontributi dhe gjesti i tyre human meritojnë mirënjohje të veçantë.
“Gjithashtu shprehim falënderimin tonë të sinqertë edhe për Qendrën Tregtare Haliti S.M, për AR KATANA si dhe XHEVDA MAE për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm çdo vit, duke dëshmuar përkushtim dhe humanizëm ndaj familjeve në nevojë”, thuhet në njoftimin e Kryqit të Kuq të Gjilanit.
Kryqi i Kuq, Dega në Gjilan, falënderon poashtu të gjithë atyre që solidaritetin e dëshmojnë me vepra dhe që qëndrojnë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë. /2LONLINE/
