DYLON

Kryqi i Kuq në Gjilan organizon “Garat Komunale të Ndihmës së Parë”

Kryqi i Kuq në Gjilan organizon “Garat Komunale të Ndihmës së Parë”
Avatar photo Redaksia

Kryqi i Kuq i Kosovës, Dega në Gjilan ka nisur organizimin e aktivitetit tradicional “Garat Komunale të Ndihmës së Parë”, një ngjarje që synon të promovojë vlerat e humanizmit dhe rëndësinë e reagimit të shpejtë në situata emergjente.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë nxënësit e shkollave të mesme të qytetit të Gjilanit, të cilët do të garojnë përmes demonstrimit dhe improvizimit të skenarëve të ndryshëm të ndihmës së parë. Përmes këtyre simulimeve praktike, të rinjtë do të kenë mundësinë të tregojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në menaxhimin e situatave që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, transmeton 2LONLINE.

EkoHigjiena

Ekipi që do të shpallet fitues në nivel komunal do të përfaqësojë Gjilanin në garat në nivel rajonal.

Kryqi i Kuq i Kosovës, Dega në Gjilan vlerëson se ky është një aktivitet që promovon humanizmin, shkathtësitë praktike dhe gatishmërinë për të ndihmuar në çdo situatë.

Kjo organizatë u uron suksese të gjithë garuesve.  /2LONLINE/