DYLON

Kryqi i Kuq i Kosovës edhe këtë tetor organizon aksionin “Solidariteti në vepër”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryqi i Kuq i Kosovës është Shoqatë kombëtare, humanitare, misioni i të cilës është që të lehtësoj vuajtjet njerëzore, të mbrojë jetën dhe shëndetin e popullatës pa dallim kombi, race, feje, statusit shoqëror apo bindjeve politike. Qëllimi i realizimit të secilit projekt si dhe aktiviteteve tradicionale të Kryqit të Kuq të Kosovës është që të ndihmoj popullatën nevojtare, thotë Rexhep Morina, sekretar.

Morina shton se Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në Kamenicë do të realizojë aksionin “Solidariteti në vepër” i cili është tradicional dhe organizohet çdo vit në muajin Tetor(01-deri-31 Tetor). Për këtë kohë, qytetarët mund të ofrojnë ndihma në; veshmbathje, ushqime, shtrojë e mbulojë, mjete financiare e tjera, në Degën e Kryqit të Kuq të Kosovës në Kamenicë.

EkoHigjiena

“Bartës kryesor i këtij aksioni është dega e Kryqit të Kuq së bashku me vullnetarët tanë që do të ndihmojnë në grumbullimin e gjësendeve të cilat do ti shpërndahen familjeve nevojtare më vonë. Për gjerat e dhuruara si gjëra ushqimore, veshmbathje e tjera do të merni dëshminë, ndërsa për mjetet financiare të dhuruara do të merni apoenat në vlerë prej 1-5 dhe 10 €, mjetet financiare mund ti dhuroni edhe përmes numrit të xhirollogarisë së Degës së Kryqit të Kuq në Kamenicë; 1702 0010 10927083 – NLB-Prishtina”, ka thënë Morina.

Ai thotë se Kryqi i Kuq i Kosovës beson në humanizmin dhe solidaritetin e qytetarëve të Kosovës dhe presin nga ata që t’i bashkëngjiten këtij aksioni qoftë edhe me një kontribut fare modest por për ata të cilët nuk kanë është i rëndësishëm.

“Ndihmat tuaja mund ti sillni edhe vet drejtpërdrejtë në zyrat e degës së Kryqit të Kuq në Kamenicë , rr.”Nena Terezë” pa numër, afër Zjarr fikseve ose ne telefonat 0280/371-213 .mob.044/238-392”, ka thënë Morina. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.