DYLON

Kryqi i Kuq i Kamenicës shpërndan dhurata

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Dega e Kryqit të  Kuq në Kamenicë ka bërë me dije sa ka për fëmijët më gjendje të rënd ekonomike fëmijët handikap, dhe fëmijët pa prind  me rastin e vitit të ri.

Ssekretari i degës Rexhep Morina ka bërë me dije se drejtoria e marketingut-PTK ka dhuruar  tetëdhjetë dhurata  për degën e Kryqit të Kuq në Kamenicë e ky organizëm pas konsultimeve me stafin e saj ka angazhuar vullnetarët e saj për të bërë shpërndarjen e dhuratave  për fëmijët më gjendje të rënd ekonomike fëmijët handikap, dhe fëmijët pa prind

EkoHigjiena

Morina ka bërë me dije se ky aktivitet është kryer me sukses duke ju falënderuar vullnetarëve të  palodhshëm të Kryqit të Kuq në Kamenicë  të cilët ishin në Krilevë, Srezoc, Kamenicë, Berivojcë dhe Koretin dhe bënë shpërndarjen e dhuratave për fëmijë deri në moshën 8 vjeçare. /2lonline/