/2L ONLINE/ – Kryqi i Kuq i Kosovës, dega në Kamenicë apelon te qytetarët, biznesmenët, organizatat qeveritare dhe jo qeveritare dhe te të gjithë të interesuarit tjerë, që dëshirojnë të ndihmojnë familjet të cilat janë në gjendje të rënd ekonomiko sociale, ta ndihmojnë kryqin e kuq që pastaj ato ndihmë të shpërndahen tek skamnorët.
Sekretari i degës së Kryqit Kuq në Kamenicë, Rexhep Morina ka apeluar të ndihmohen ato familje të cilët këtë dimër do ta kalojnë në të ftohtë ngase nuk kanë me çka të nxehen. “Ti ndihmojmë ato familje të cilët nuk kanë ku të qëndrojnë në shtëpitë e tyre se shtëpitë e tyre ju pikojnë nga shiu apo bora. Ti ndihmojmë ato familje që nuk kanë përkujdesje nga askush, janë të vetmuar apo kanë mbetur pa prind. Ju lutemi që mos të lejojmë që ndokush të vdes apo të vetëvritet nga skamja apo pa kujdesia e jonë”, ka thënë Morina.
Ai tha se mundësitë për të ndihmuar janë të shumta dhe atë: Gjera ushqimore: Miell, Vaj, Krip, Sheqer, Oriz, Makarona, Fasule, Drithëra, Patate. Mjete higjienike: Sapun,detergjente, Shampona, Mjete financiare.
“Ndihmat do të grumbullohen nga vullnetarët e Kryqit të Kuq në shkolla e në fshatrat e komunës Ndihmat e juaja mund t’i sjellën edhe vetë në lokalet e Kryqit të Kuq në Kamenicë. Ose mund të lajmëroheni në këta numra të telefonit -0280/371-213 ose mobil 044-238-392 “, ka bërë të ditur Rexhep Morina, sekretar i Kryqit të kuq në Kamenicë. /2L ONLINE/