DYLON

Kryhet një operacion i komplikuar në QKUK, pacientit i hiqet tumori

Kryhet një operacion i komplikuar në QKUK, pacientit i hiqet tumori
Avatar photo Redaksia

Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët kanë kryer një operacion kompleks, duke i larguar pacientit tumorin nga mëlçia.

Operimi i Hemangiomës, tumor me prejardhje nga enët e gjakut, i cili zhvillohet në mëlçi, vlerësohet si një nga ndërhyrjet më sfiduese në kirurgjinë e barkut.

EkoHigjiena

Pacienti i moshës 38 vjeçare, pas intervenimit është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lirohet shpejt për në shtëpi.

Operacioni, i bërë nga një ekip mjekësh të trajnuar, me aparaturë moderne, më parë është kryer vetëm jashtë vendit thuhet në njoftimin e QKUK-së. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.