DYLON

Kryeziu po shkëlqen në Zvicër, Kosova nuk e fton!

Kryeziu po shkëlqen në Zvicër, Kosova nuk e fton!
Avatar photo Elife Sherifi

Një nga futbollistët më premtues kosovar, Leotrim Kryeziu, ende nuk është ftuar në përbërje të Përfaqësueses së Kosovës U21.

Ndonëse, Leo ishte pjesë e Përfaqësueses në vitin 2018, ku zhvilloi 6 ndeshje dhe realizoi 5 gola, këtë vit me gjasë nuk do të jetë pjesë e “Dardanëve”. Ende nuk dihet pse Kosova nuk ka gjetur vend për futbollitin e ri, me perspektivë, të diciplinuar dhe të vlerësuar edhe ndërkombëtarisht.

Leo po vazhdon me suksese të një pas njëshme personale në karrierën e tij, duke qenë startues në Superligën e Zvicrës me Luganon.

EkoHigjiena

Futbollisti i dalluar gjilanas, Leotrim Kryeziu  këtë vit ka shkëlqyer me Luganon e Zvicrës, disa herë gjatë sezonit ka punuar me ekipin e parë të skuadrës, duke qenë në 18shen më të mirë të skuadrës së njohur zviceriane, shkruan 2lonline.com

Për ekipin e dyte te Luganon, Leo ëshë paraqitur në 19 ndeshje dhe shënuar 19 gola, duke treguar performancë të shkëlqyeshme, shënuar gola dhe asistime.

Kjo ka ndihmuar edhe skuadrën të zë vendin e tretë dhe të vazhdojë direkt në garat evropiane. Pjesë e ekipit të Luganos për Evropa Ligë do të jetë edhe Leotrim Kryeziu, i cili tashmë ka nënshkruar kontratë profesionale 4-vjeçare.

Leotrimi karrierën e tij e nisi në Kosovë me klubin gjilanas, Drita me të cilin vitin e kaluar fitoi titullin Kampion dhe Super Kupën e Kosovës, ndërsa ndihmoi klubin edhe në Ligën e Kampionëve./2lonline.com/.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.