DYLON

Kryetarja Shabani uron zgjedhjen e Ardita Sinani në krye të PVD-së në Preshevë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – “Ne, Lëvizja Qytetare “ Vatra” urojmë zgjedhjen e Ardita Sinani për kryetare të degës së Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, e mirëpresim zgjedhjen e saj dhe e konsiderojmë si një hap të qëlluar të kësaj partie politike”, është shprehur Gentiana Shabani, kryetare e Lëvizjes ‘Vatra”.

Shabani u shpreh tutje se si parti me ideologji të njëjtë politike, ideologjinë e zgjidhjes se problemeve të banorëve të Kosovës Lindore andej e këndej kufirit e mirëpresim zgjedhjen e një zonje në krye të një subjekti politik sepse me këtë hap dëshmohet mjaft mirë se pozita e femrës në politikën e Kosovës Lindore është e duke u emancipuar dhe e garantuar edhe në përfaqësimin e lartë politik.

EkoHigjiena

“ Jemi të bindur se fuqizim i pozitës së femrës në politikë dhe shoqëri do të sjell një frymë të re të punës dhe shtimin e kujdesit më të madh për ruajtjen e interesit te qytetarëve të Kosovës Lindore kudo që ato gjinden. I urojmë punë të mbarë”, ka thënë në fund Gentiana Shabani, kryetare e Lëvizjes Qytetare “Vatra”. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.