/2L ONLINE/ – Kryetarja e Lëvizjes Qytetare “Vatra”, Gentiana Shabani, e zgjedhur në këtë pozitë para pak kohësh, duket se qysh tani ka filluar të mendojë për zgjedhjet e ardhshme lokale, pasi ka marrë nismë për të takuar qytetarët gjilanas, në takime të ndryshme nëpër lagje, për të mësuar nga ta, drejtpërdrejtë për nevojat e tyre, që pastaj ato t’i inkorporojë në programin e saj të punës, përkatësisht në programin e subjektit që drejton.
I tillë ishte edhe takimi me qytetarët e lagjes së tetë dhe se në këtë takim është diskutua për brengat, hallet e problemet me të cilat preokupohen qytetarët e kësaj lagje.
Siç njofton zyra për informim e Vatrës, takime te tilla si ky do te vazhdojnë edhe me tutje ku sugjerimet, këshillat, propozimet qe do te dalin nga këto takime do te bëhen pjese e programit elektoral të zgjedhjeve lokale të vitit 2017.
Përndryshe, mësohet se në këtë takim është diskutuar për sfidat që e presin Lëvizjen Vatra dhe për projektet që synohen të arrihen nga kryetarja dhe nga udhëheqësin e re. Ndërkohë që, siç thonë zyrtarë të Vatrës, qytetarët kanë vlerësuar pozitivisht faktin që Vatra tani udhëhiqet nga Gentiana Shabani por edhe për frymën e re të bashkëpunimit qytetar- subjekt, frymë të cilën e ka sjell kryetarja Shabani.
E, ajo duke i falënderuar qytetarët e lagjes së tetë për këtë takim, u zotua në rritjen e Lëvizjes Vatra dhe premtoi se së bashku me simpatizantët, qytetarët dhe me të gjithë ata që duan ndryshimin, do ta bëjmë atë ndryshim. /2L ONLINE/