DYLON

Kryetarja e Lëvizjes “Vatra” vizitë në PVD

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Sot koordinatorja e zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njëkohësisht kryetare e Lëvizjes “Vatra” Gentiana Shabani, vizitoi zyret e Partisë për Veprim Demokratik, ku u prit nga kryetari i PVD – së Riza Halimi bashkë me kryetaren e degës së PVD – së në Preshevë Ardita Sinanin.

Në këtë takim temë diskutimi ishin problemet jetësore të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës të dëbuar gjatë konflikteve të armatosura të vitit 1999 dhe 2001, e në veçanti problemet që ata i hasin gjatë nxjerrjes së dokumentacionit personal si në Serbi ashtu edhe në Kosovë.

EkoHigjiena

Koordinatorja kërkoi bashkërendimin e veprimeve mes spektrit politik në Kosovën Lindore dhe krijimin e ura lidhëse mes “Zyrës për Kosovë Lindore dhe spektrit politik në Kosovë Lindore.

Në fund të këtij takimi të pranishmit u dakorduan që këto problematika si dhe shumë çështje tjera të ndieshme të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë, të trajtohen edhe në instancat më të larta të Kosovës dhe të Serbisë./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.