DYLON

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani priti në takim lamtumirës shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani priti në takim lamtumirës shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova
Avatar photo Redaksia

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka pritur në takim lamtumirës shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova, me rastin e përfundimit të misionit të saj diplomatik në Kosovë.

Kryetarja Osmani e uroi Apostolovën për punën e shkëlqyer si përfaqësuese e Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe për koordinimin efektiv ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe BE-së.

Kryetarja Osmani pohoi se Republika e Kosovës qëndron e palëkundur në aspiratën e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas kryetares Osmani, gjatë misionit diplomatik të  Apostolovës, prezenca e BE-së është ndjerë pothuajse në të gjitha fushat dhe asistenca nga BE-ja ka ndihmuar në adresimin e problematikave të ndryshme me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës në baza të përditshme. Në mesin e tyre, Kryetarja e Osmani ka vlerësuar në veçanti edhe angazhimin aktiv të Apostolovës për fuqizimin e grave dhe avancimin e të drejtave të tyre.

EkoHigjiena

Në fund, kryetarja Osmani i uroi Apostolovës suksese në angazhimin e mëtejmë dhe e siguroi atë që institucionet e Kosovës do të jenë mikpritëse ndaj shefes së re të Zyrës së BE-së në Kosovë për të vazhduar bashkëpunimin me BE-në.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.