DYLON

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Sahatqija, priti një grup nxënësish amerikanë

Avatar photo Redaksia

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës, Teuta Sahatqija, sot u takua me një grup të nxënësish nga Kolegji Darmouth i Hanover-it në New Hampshire të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Duke u dëshiruar mysafirëve amerikanë mirëseardhje në Kuvendin e Kosovës, Sahatqija bëri një prezantim të shkurtër të fushëveprimtarisë dhe punës së komisionit që ajo drejton, si dhe objektivave të tij në të ardhmen.
Të rinjtë nga SHBA-të, nga ana e tyre, shprehen interesimin rreth mënyrës së funksionimit të Kuvendit të Kosovës, roleve të tij, përbërjes dhe trupave të tjerë të punës. Ata gjithashtu, adresuan një varg pyetjesh lidhur me gjendjen aktuale në Kosovë dhe zhvillimet politike që nga paslufta.
Pas takimit, nxënësit amerikanë u njohën edhe me ambiente të tjerë të punës në Kuvendin e Kosovës.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.