DYLON

Kryetarja e Durrësit jep dorëheqjen pas gafës në media

Kryetarja e Durrësit jep dorëheqjen pas gafës në media
Avatar photo Elife Sherifi

Kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako ka dhënë dorëheqjen këtë të dielë me një postim në rrjetin social.

Pas tërmetit të tmerrshëm në Durrës e Thumarë, kryetarja e Bashkisë së Durrësit, në një deklaratë për media kishte dhënë një koment të rënde:  ‘jemi të kënaqur me 51 viktima”, ishte deklaruar kryetarja.

Deklarata hasi në reagime të shumta, e vetëm disa orë më vonë, Valbona Sako ka deklaruar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetares së Bashkësisë së Durrësit.

EkoHigjiena

“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se dje, kryetarja Sako në një intervistë të dhënë për “Top Channel”,  Valbona Sako mes tjerash tha se: “Për hir të së vërtetës duhet ta themi që ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar, por që jemi të kënaqur me 50 viktima, sepse në rastet e tjera kanë qenë mbi 1000 viktima”, kishte thene Sako.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.