DYLON

Kryetarit i Vitisë takohet në Gjilan me përfaqësues të lartë të OSBE-së dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe

Kryetarit i Vitisë takohet në Gjilan me përfaqësues të lartë të OSBE-së dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm në zyrën Regjionale të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Gjilan, me Steve Dodds, Sekretarin e Dytë të Delegacionit të OSBE-së në Vjenë, dhe Melanie J.H. Scarlet, Shefen e Njësitit për Politika të Jashtme, Pajtim dhe Integrim në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë. Pjesë e këtij takimi ishte edhe drejtori i kësaj zyre, z. Iglil Totozani.

Në këtë takim, kryetari Haliti, ka vlerësuar lartë punën dhe kontributin e OSBE-së në për stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë. Ai theksoi se angazhimi i OSBE-së në mbështetje të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë është i jashtëzakonshëm dhe ka kontribuar në forcimin e paqes dhe sigurisë, si dhe në promovimin e dialogut dhe bashkëjetesës ndërmjet grupeve të ndryshme etnike dhe fetare që jetojnë në Kosovë.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti i ka njoftuar ata edhe për zhvillimet e gjithmbarshme në komunën e Vitisë, duke përmendur projektet e realizuara dhe ato që janë në fazë implementimi. Gjatë takimit, kryetari Haliti theksoi se komuna e Vitisë është një shembull i mirë i bashkëjetesës dhe se ka mundësi të mira  për zhvillim ekonomik dhe social në rajon.

I pari i komunës po ashtu ka  shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin  e mirë me OSBE-në dhe me Ambasadën e Britanisë së Madhe.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.