Kryetarit Haliti falënderon për ndihmën e dhënë Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”

Kryetarit Haliti falënderon për ndihmën e dhënë Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka falënderuar drejtuesit dhe anëtarët e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe të gjithë bamirësit për ndihmën e ofruar.

“Në emër të qytetarëve të Komunës së Vitisë, dëshiroj të iu falënderoj të gjithë juve që sot në Komunën tonë keni sjellë ndihma ushqimore dhe higjienike për 100 familje nevojtare. Më të vërtetë këto ndihma janë të mirëseardhur, veçanërisht në këtë kohë kur për shkak të pandemisë së krijuar nga virusi COVID-19 është paralizuar jeta normale e qytetarëve tanë, në veçanti të qytetarëve vitias të cilët janë vendosur në karantinë”, ka thënë Haliti.

Për këtë, ai thotë se po shpreh falënderimet e tija më të sinqerta për z.Halil Kastrati dhe Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkani” por edhe për të gjithë humanistet e tjerë që në këto kohë të vështira janë pranë atyre që kanë nevojë për ndihmë.

“Komuna e Vitisë ju është mirënjohës të gjithë bamirësve për ndihmat e dhënë dhe ju urojmë atyre shëndet e mbarësi në jetë”, ka thënë Haliti.

KOMENTE