DYLON

Kryetari Vitisë Sokol Haliti priti në takim drejtoreshën e IETL-së Besa Zogaj-Gashi

Kryetari Vitisë Sokol Haliti priti në takim drejtoreshën e IETL-së Besa Zogaj-Gashi
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në takim drejtoreshën ekzekutive të Institutit për Ekonomi të Tregut të Lirë, Besa Zogaj-Gashin, me të cilën biseduan për bashkëpunimin dhe përkrahjen profesionale të këtij Instituti për komunën e Vitisë.

 Posaçërisht, temë e këtij takimi ishin projektet që kanë të bëjnë me mbështetjen pozitës së të rinjve, si dhe fuqizimin e gruas dhe zhvillimin ekonomik.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti, u shpreh i gatshëm për bashkëpunim dhe ofroi angazhim për realizim të projekteve që kanë të bëjnë me të rinjtë dhe mbështetjen e grupeve të grave në zhvillimin ekonomik.

Ndërsa, drejtoresha e IETL-së, Besa Zogaj, e njoftoi kryetarin me aktivitetet e këtij Instituti, ku përmendi se së fundi, IETL-Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë në bashkëpunim me Talent Network Kosova kanë realizuar projektin “Trajnim dhe Praktikë në Punë”, e ku përfituesit janë trajnuar në Shkathtësitë e Buta, kurse pas trajnimeve përfituesit do referohen për trajnim dhe praktikë në vende pune në kompani të ndryshme të sektorit privat.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.