DYLON

Kryetari Visar Ymeri i reagon zv.kryeministrit Hashim Thaçi

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Lëvizjes Vetevendosje, Visar Ymeri, reagon ndaj deklaratave të zv.kryeministrit Hashim Thaçi, duke treguar që këto deklarata kërcënuese flasin për planin e Qeverisë për t’i shtypur me dhunë protestat paqësore.

Më poshtë e keni deklaratën e plotë të z.Ymerit.

EkoHigjiena

Me deklaratën e tij kërcënuese, zv.kryeministri Thaçi, e tregoi planin e Qeverisë për të shtypur protestat paqësore. Paralajmërimi i vetëm për protesta të dhunshme, po vjen nga Qeveria. Kjo pra flet për planet e qeverisë dhe aspak për planet e subjekteve opozitare.

Siç e kemi thënë deri tash, protesta e së shtunës do të jetë paqësore dhe po organizohet për realizimin e këtyre kërkesave:

– Të shfuqizohen vendimet e ZRrEE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike,
– Trepça të shpallet me ligj ndërmarrje publike me status të veçantë,
– Të shkarkohet Hajredin Kuçi,
– Të dorëhiqet Enver Hasani,
– Të shkarkohet menaxhmenti i RTK-së dhe
– Të ndalet krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës të distancohet nga deklaratat e tilla të zv.kryeministrit Thaçi, që kanë për qëllim shtypjen me dhunë të protestave paqësore.

Në vend që Qeveria e Kosovës t’i kërcënojë qytetarët me dhunë, ajo duhet të kujdeset për mirëqenien e tyre dhe t’iu garantojë siguri gjatë protestave.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.