DYLON

Kryetari Veseli zhvilloi takime me përfaqësues politikë në Bundestagun gjerman

Avatar photo Redaksia

Gjatë zhvillimeve të sotme në konferencën mbi luftën kundër antisemitizmit, e cila po mbahet në Bundestagun gjerman në Berlin, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pati takime të shumta me përfaqësues politikë të grupeve parlamentare të Bundestagut.
Në këto takime, përveç çështjeve të ngritura në konferencë, u diskutua edhe për marrëdhëniet dypalëshe në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, me theks të veçantë, për ato që kanë të bëjnë me legjislativin, roli i të cilit është vendimtar në avancimin e Kosovës në rrugën evropiane.

Parlamentarët gjermanë shprehën përkushtimin e tyre dhe shtetit gjerman në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe procesit të integrimit euro-atlantik të saj.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.