DYLON

Kryetari Veseli vizitoi Kampin memorial Aushvic-Birkenau

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të qëndrimit në Poloni, si pjesëmarrjes në Forumin ekonomik, ka vizituar Kampin memorial Aushvic-Birkenau, kushtuar viktimave të holokaustit të shkaktuara nga regjimi nazist.

Me këtë rast, kryetari Veseli vuri kurorë me lule në shenjë kujtimi të të gjitha viktimave të holokaustit të kryera në këtë kamp të vdekjes, gjatë Luftës së Dytë botërore.

EkoHigjiena

“Ky kamp vrastar është dëshmi se deri ku mund të degradojë mendja e njeriut në forcë kundër njeriut tjetër. Këtu kujtova po ashtu se populli ynë gjithmonë ka qenë në forma të ndryshme kundër urrejtjes dhe mosdurimit në mes të popujve të ndryshëm”, vlerësoi me këtë rast kryetari Veseli.



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.