DYLON

Kryetari Veseli vendosi lule tek Ambasada e Francës

Avatar photo Redaksia

Sot, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në shenjë të nderimit për viktimat e sulmeve terroriste që ndodhën dje në Paris, vendosi buqeta me lule tek Ambasada e Francës në Prishtinë.

Me këtë rast kryetari Veseli në emër të Kuvendit të Kosovës, përmes ambasadores Maryse Daviet, u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave të sulmeve terroriste në Paris. Kryetari Veseli i tha ambasadores Daviet se “këto sulme barbare kanë lënduar zëmrat e të gjithë neve, sepse një mik i madh i Kosovës, Franca është sulmuar, por vlerat mbi të cilat bazohet Franca dhe ne popujt tjerë që i ndajmë këto vlera franceze, qëndrojnë të palëkundura përgjithmonë”.

EkoHigjiena

“Liria dhe të drejtat e njeriut do të fitojnë edhe këtë betejë me terrorizmin e motivuar nga fanatizmi fetar, ashtu sikurse i fituan edhe betejat me fanatizmat e shekullit të kaluar, fashizmin e komunizmin”, theksoi me këtë rast kryeparlamentari Veseli.

Ambasadorja Daviet, nga ana e saj, falenderoi kryetarin Veseli për ndjenjat e solidaritetit që ai dhe populli i Kosovës po shprehin në këto momente të rënda për popullin francez.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.