DYLON

Kryetari Veseli u takua me Presidentin e Bundestagut gjerman, Nobert Lammert

Avatar photo Redaksia

Gjatë vizitës në Berlin, me rastin e konferencës ndërkombëtare parlamentare kundër antisemitizmit, sot në Bundestag, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u takua me Norbert Lammert, President i Bundestagut gjerman.
Kryetari Veseli falenderoi homologun gjerman për përkrahjen e vazhdueshme që në të gjitha drejtimet shteti gjerman i kanë dhënë dhe është duke i dhënë Republikës së Kosovës.

Nga ana e tij, presidenti i Bundestagut, Lammert, duke shprehur interesimin për zhvillimet në Kosovë, potencoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar në mes Bundestagut dhe Kuvendit të Kosovës, sidomos në fushën e reformes legjislative në Kosovë. Mes tjerash, Lammert theksoi se shteti gjerman do të vazhdojë të përkrah Kosovën si në rrafshin e drejtpërdrejtë të marrëdhënieve ndërshtetërore, ashtu edhe në kuadrin e Bashkimit Evropian, sidomos në proceset aktuale që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe proceset tjera integruese.

EkoHigjiena

Në takim me z. Lammert, kryetari Veseli shtroi idenë që një konferencë e tillë si kjo që po mbahet në Berlin mbi luftën kundër antisemitizmit dhe rreziqeve bashëkohore, të organizohet edhe në Kosovë. Kjo ide u mbështet nga presidenti i Bundestagut, cili theksoi se këmbimi i përvojave pozitive në këtë fushë është një instrument i dobishëm në forcimin e vlerave demokratike, paqes mes shoqërive e shteteve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.