DYLON

Kryetari Veseli takoi ministrat e Kroacisë, Medved dhe Hasanbegoviq

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, priti në takim delegacionin e Republikës së Kroacisë, të cilit i printe Ministri i veteranëve të Kroacisë, Tomo Medved dhe ministri i kulturës, Zlatko Hasanbegoviq, me të cilët diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të dyja vendeve.

Kryetari Veseli, gjatë takimit, theksoi se bashkëpunimi duhet të zgjerohet në interes të qytetarëve të të dyja shteteve.
“Marrëdhëniet e shkëlqyera, të krijuara në kohërat e vështira për dy vendet tona, të ngritura nëpërmjet përkushtimit për liri dhe demokraci, janë garanci se marrëdhëniet tona munden dhe duhet të thellohen, posaçërisht në ekonomi dhe në procesin euro-integrues”, theksoi kryetari Veseli, duke i falënderuar për përkrahjen e Kroacisë në këtë proces.

EkoHigjiena

Ministri Medved theksoi kontributin e çmuar të shqiptarëve në Kroaci, duke dhënë mbi 80 dëshmorë, në mesin e të cilëve edhe tre ushtarë, që sot, familjarëve të tyre ua solli dekoratat nga Kroacia, si shenjë respekti të thellë për kontributin e tyre.

Ministri kroat për çështjen e veteranëve e falënderoi Kryetarin Veseli për bashkëpunimin e deritashëm, duke theksuar se ka mundësi të mira për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi, duke i parashtruar kërkesë që të vizitojë Kroacinë.



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.