DYLON

Kryetari Veseli takoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Kryeparlamentari Veseli dhe kryeministri Rama, vlerësuan lart marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë, duke i konsideruar ato model për shtetet e tjera në rajon dhe më gjerë. Megjithatë, të dy bashkëbiseduesit shtruan nevojën e një bashkëpunimi më të thellë në të gjithë lëmenjtë, si dhe në kapërcimin e sfidave të përbashkëta në rrugën e integrimeve euro-atlantike.

Gjatë takimit u shkëmbyen informacione dhe ide për zhvillimet e përgjithshme politike e ekonomike në Shqipëri e Kosovë. Në këtë funksion, kryeministri Rama uroi kryetarin Veseli për përmbylljen e suksesshme të procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës së Kosovës nga ana e Kuvendit, duke e konsideruar ditën e sotme si historike.

EkoHigjiena

Kryetari Veseli, nga ana e tij, falënderoi kreun e Qeverisë së Shqipërisë për mbështetjen e pakursyer të politikës shqiptare dhe në veçanti të qeverisë së drejtuar nga ai, ndaj Kosovës, si në arenën ndërkombëtare, ashtu edhe në ofrimin e përvojave për konsolidimin e institucioneve shtetërore dhe procesin e integrimit evropian.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.