Në vazhdën e takimeve me personalitete të larta të jetës politike e institucionale të Gjermanisë, sot në Bundestagun gjerman kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.
Në emër të Kosovës, kryetari Veseli i shprehu kancelares gjermane mirënjohjen e thellë për ndihmën bujare të popullit gjerman për Kosovën dhe popullin e saj, në kohë dhe rrethana të ndryshme.