DYLON

Kryetari Veseli takoi drejtoreshën rajonale të UNICEF-it, znj. Poirier

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli priti sot në takim drejtoreshën e UNICEF-it për Evropën qendrore dhe lindore, Marie Pierre Poirier, me të cilën bisedoi për për raportet e Kosovës me këtë mekanizëm shumë të rëndësishëm të OKB-së dhe zhvillimin e projekteve për fëmijët.

Kryeparlamentari Veseli falënderoi znj. Poirier për përkrahjen e vazhdueshme të UNICEF-it për fëmijët e Kosovës, duke e konsideruar këtë një kontribut të çmuar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në vendin tonë.

EkoHigjiena

Znj. Poirier, nga ana e saj, siguroi kryetarin Veseli për vazhdimësinë e projekteve në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me të drejtat, mirëqenien dhe edukimin e fëmijëve kosovarë.

Kryetari Veseli konfirmoi vullnetin dhe përkushtimin e tij e të Kuvendit të Kosovës për të qenë pjesë e pandashme e punës në realizimin e këtyre projekteve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.