DYLON

Kryetari Veseli takoi Baroneshën Joyce Analey nga Britania e Madhe

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Baroneshën Joyce Analey nga Britania e Madhe, me të cilën bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë, të arriturat e saj dhe marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë në mes të Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

Kryetari Veseli e njoftoi Baroneshën Analey me proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë, por edhe me sfidat dhe problemet me të cilat ai po përballet.

EkoHigjiena

Kreu i Kuvendit të Kosovës e falënderoi Baroneshën Analey për mbështetjen e vazhdueshme të e Britanisë së Madhe për Kosovën në të gjitha proceset e saj historike, që nga çlirimi e deri te pavarësia e shtetndërtimi, ndërsa konsideroi se një përkrahje e tillë i nevojitet Kosovës edhe në proceset aktuale, veçanërisht në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik.

Baronesha Anelay, nga ana e saj, e siguroi kryetarin Veseli për vazhdimësinë e kësaj politike të vendit të saj ndaj Kosovës edhe në të ardhmen.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.