DYLON

Kryetari Veseli priti në takim ambasadoren e Belgjikës, Anick Van Calster

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi sot ambasadoren e Belgjikës në Sofje, jorezidente për Kosovë, Anick Van Calster.

Kryeparlamentari Veseli i shprehu diplomates belge falënderimet e tij për bashkëpunimin e deritashëm dhe mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Republikës së Kosovës, duke u fokusuar në mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar, si dhe atë ekonomik.

EkoHigjiena

Ambasadorja Van Calster e falënderoi kryeparlamentarin Veseli për mikpritjen, duke shprehur gatishmërinë e Belgjikës për mbështetjen e agjendës euro-atlantike të Kosovës dhe synimeve të qarta euro-integruese, mbështetur në vlerat e përbashkëta. Bashkëpunimi ndërparlamentar do të ndikojë në thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm dhe në interes të qytetarëve të të dyja vendeve, u vlerësua në takim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.