DYLON

Kryetari Veseli priti ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e deritashëm ndërparlamentar, me theks të veçantë që bashkëpunimi të vijojë dhe begatohet më tej.

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin e Hungarisë, nëpërmjet binjakëzimit që nga viti 2011. Ky bashkëpunim i frytshëm u vazhdua me marrëveshjen për realizimin e projekteve të IPA-s, 2016-2018.

EkoHigjiena

Ambasadori shprehu gatishmërinë për të përkrahur punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke vënë në pah se projektet e IPA-s kanë rëndësi të veçantë në procesin e euro-integrimeve. Ai po ashtu theksoi se përvoja e Hungarisë në procesin e integrimeve është e vlefshme për Kosovën dhe Kuvendin e saj.

Nga ana e tij, kryetari Veseli theksoi se përvoja e çmuar e raporteve të Kuvendit të Kosovës me parlamentin hungarez, paraqet modelin e duhur që Kuvendi i Kosovës po e ndërton me shumë parlamente në botë, por edhe shembull shumë pozitiv se si duhen ndërtuar marrëdhëniet ndër institucionale në mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve që janë në procesin e integrimeve euroatlantike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.