DYLON

Kryetari Sokol Haliti priti në takim Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka

Kryetari Sokol Haliti priti në takim Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim një delegacion nga Ministria për Zhvillim Rajonal e Republikës së Kosovës, në krye me ministrin e MZHR-së, Fikrim Damka dhe zv. Sekretarin e përgjithshëm, Besim Kamberaj.

Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar lidhur me gjendjen e përgjithshme në Viti, bashkëpunimi i deritanishëm në mes të këtyre dy institucioneve dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, në projekte konkrete të cilët veç se komuna e Vitisë, i ka gati planet ideore.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti, tha se gjatë këtij takimi kanë biseduar për çështje me interes reciprok, sidomos për komunën e Vitisë, për projektet e ndryshme dhe orientimet zhvillimore që ka kjo komunë në sferën e ekonomisë.

Ai tha se në veçanti ata kanë biseduar për inkubatorin e biznesit dhe qendrën e inovacionit për bujqësi, që sipas tij është një projekt ideor i kësaj komune, duke kërkuar mundësitë e bashkëpunimit me MZHR-në.

Kryetari Haliti, tha se realizimi i këtij projekti e ndihmon shumë edhe zhvillimin ekonomik të potencialeve kryesore të Vitisë, jo vetëm të bujqësisë por edhe sektorë dhe biznese të tjera. Me këtë sipas tij bëhet përgatitja e gjeneratave të reja për ekonominë e tregut.

Kurse Fikrim Damka, Ministër për Zhvillim Rural, tha se kemi shikuar mundësitë e bashkëpunimit në disa projekte dhe bashkëfinancimit të tyre.

Ai tha se realizimi i një projekti të tillë në Viti, do të jetë shembull për komunat e tjera.

Gjatë këtij takimi u bë me dije se ata u pajtuan që final realizimi i projektit mund të bëhet për një periudhë 2 vjeçare.

Përndryshe në këtë takim është biseduar edhe për projekte të tjera si zona ekonomike që është në finalizim.

Por u fol edhe për orientimet e tjera për të gjithë regjionin në fushën e zhvillimit ekonomik. Ministri Damka, shtoi se Qeveria e Kosovës, është e përkushtuar që në çdo aspekt të zhvillohet Kosova, kurse një aspekt i rëndësishëm sipas tij është zhvillimi ekonomik i vendit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.