DYLON

Kryetari Sokol Haliti priti në takim Imzot Dodë Gjergjin

Kryetari Sokol Haliti priti në takim Imzot Dodë Gjergjin
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në takim Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës imzot Dodë Gjergjin, të cilin e ka njoftuar me gjendjen momentale në komunën e Vitisë, posaqërisht me menaxhimin e situatës kundër Covid19 dhe ndihëm që po ju ofron qytetarëve të kësaj komune.

Imzot Dodë Gjergji, ka vlerësuar punën dhe angazhimin institucional të komunës së Vitisë, në menaxhimin e kësaj situate, si dhe ka përgëzuar kryetarin dhe Komitetin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim për përkushtimin e treguar gjatë kësaj periudhe.

Njëkohësisht, Imzot Dodë Gjergji, është pajisur edhe me certifikatën e lindjes, nga Shërbimi i Ofiqarisë në Viti, me qenë se është i lindur në Stubëll të Vitisë. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.