Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Brigadier General József Szpisják nga KFOR-i.
Me këtë rast ai e ka njoftuar atë për zhvillimet e gjithmbarshme në komunën e Vitisë dhe për bashkëpunimin me KFOR-in, konkretisht me LMT-në e KFOR-it në Viti.
Kryetari Haliti tha se vitiasit Iu janë mirënjohës të gjithë ushtarëve të KFOR-it për misionin e tyre fisnik që po e bëjnë në këtë komunë.
Me këtë rast kryetari Haliti i ndau atij një mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të KFOR-it për komunën e Vitisë.
Ndërkaq edhe gjenerali Szpisják ndau kryetarit Haliti një dhuratë simbolike me motivet e KFOR-it. Përndryshe pjesë e këtij takimi ishte edhe Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili. /2LONLINE/