DYLON

Kryetari Sokol Haliti priti në takim ambasadoren e Sllovenisë, Minca Benedejçiq

Kryetari Sokol Haliti priti në takim ambasadoren e Sllovenisë, Minca Benedejçiq
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Ambasadoren e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, znj. Minca Benedejçiq.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti e njoftoj atë me zhvillimet e gjithmbarshme në komunën e Vitisë, projektet që janë realizuar në interes të gjithë qytetarëve të kësaj komune si dhe projektet që parashihen të realizohen.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi ai i dëshiroj ambasadores Benedejçiq mirëseardhje në këtë komune dhe e falënderoj përmes saj popullin Slloven që është sipas tij është një shtet mik i madh i Kosovës.

Kurse ambasadorja Benedejçiq shprehu kënaqësinë për mikpritjen  që po ju bëhet përsëri asaj duke potencuar se ajo edhe më parë ka vizituar qytetin e bukur të Vitisë dhe kryetarin e saj me të cilin kanë bashkëpunim të mirë. 

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti ja dha ambasadores Benedejçiq një dhuratë me figurën e presidentit historik Ibrahim Rugova.

Përndryshe ambasadorja në fjalë pritet të marrë sot pjesë në edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Këngës Folklorike Tradicionale “NINULLA”, ku pritet të performojë edhe një grup nga Sllovenia. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.