DYLON

Kryetari Sokol Haliti pret në takim presidentin e “Democracy International”, Eric Bjornlund

Kryetari Sokol Haliti pret në takim presidentin e “Democracy International”, Eric Bjornlund
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti në takim presidentin e organizatës amerikane “Democracy International”, Eric Bjornlund. Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti shprehu falënderimet e tij për mbështetjen e vazhdueshme të organizatave amerikane si USAID, KFOR, dhe mekanizmave të tjerë që kanë ndihmuar institucionet komunale të Vitisë.

Ai theksoi se partneritetet e ndërtuara me shumë qytete amerikane kanë sjellë realizimin e projekteve të shumta dhe kontribuuar në zhvillimin e komunës. Eric Bjornlund, bashkëthemelues dhe president i “Democracy International”, i cili ka mbi 35 vjet përvojë në promovimin e demokracisë dhe qeverisjes në më shumë se 70 vende, vlerësoi bashkëpunimin e suksesshëm të institucioneve të Vitisë.

EkoHigjiena

Ai e cilësoi këtë mbështetje si një ndihmesë të rëndësishme për rritjen e demokracisë në vend. Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e Kontratës Sociale, ku u theksuan prioritetet e qytetarëve dhe propozimet për përmirësimin e projektit.

Një temë tjetër e diskutimit ishte rritja e bashkëparticipimit të qytetarëve, që tashmë është integruar në buxhetin komunal.

Në shenjë respekti dhe mirënjohje për kontributin e dhënë në forcimin e demokracisë nëpër komuna dhe në gjithë Kosovën, kryetari Haliti i ndau një mirënjohje z. Bjornlund. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.