DYLON

Kryetari Sokol Haliti ngushëllon familjen e ish deputetit, Ismet Ferizaj

Kryetari Sokol Haliti ngushëllon familjen e ish deputetit, Ismet Ferizaj
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me rastin e vdekjes së ish deputetit të parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Ismet Ferizaj, përmes një telegrami ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe opinionin e gjerë.

“Me keqardhje të madhe morëm lajmin për vdekjen e njërit nga pishtarët e demokracisë në Shqipëri, Ismet Ferizaj. Me këtë rast iu shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta për vdekjen e veprimtarit të çështjes kombëtare, z. Ferizaj, nga Smira e Vitisë.

Ai do të mbahet mend si një veprimtar i dalluar për synimet tona kombëtare jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri pasi që nga viti 1960 ai u shpërngul në shtetin amë. ‘Ndonëse ai nuk gjendët më në mesin tonë puna dhe përkushtimi i tij për arsimin kanë lënë mbresa në shumë gjenerata të cilat i ka mësuar në vatrat e dijës. Deputeti Ferizaj ka qenë dhe do të mbetet figurë emblematike e përpjekjeve tona të përbashkëta për përparim të përgjithshëm të shoqërisë sonë”, u shpreh ndër tjerash,Haliti në telegramin e ngushëllimit të tij.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.