DYLON

Kryetari Sokol Haliti mirëpriti përfaqësueset dhe balerinat e Studios “Harmony” në Viti

Kryetari Sokol Haliti mirëpriti përfaqësueset dhe balerinat e Studios “Harmony” në Viti
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësueset dhe balerinat e Studios së Baletit dhe Muzikës “Harmony”, e cila ka filluar veprimtarinë e saj edhe në komunën e Vitisë.

Në takim ishin të pranishme Rudina Sojeva, themeluese e studios dhe mësuese e baletit, si dhe Lendita Ahmeti, profesoreshë e pianos dhe këndimit, së bashku me balerinat e studios.

EkoHigjiena

Gjatë takimit, kryetari Haliti u njoftua nga afër me punën, programet dhe synimet e “Harmony”, e cila u ofron fëmijëve dhe të rinjve mundësi për të zhvilluar talentin dhe aftësitë e tyre artistike në balet, piano, këndim dhe këndim koral.

Kryetari Haliti i përgëzoi për iniciativën dhe angazhimin e tyre, duke vlerësuar rëndësinë e krijimit të mundësive të reja për edukimin dhe zhvillimin artistik të fëmijëve dhe të rinjve.

Ai u dëshiroi shumë suksese në veprimtarinë e tyre në Viti, duke theksuar se iniciativa të tilla pasurojnë jetën kulturore dhe artistike të komunës dhe krijojnë hapësira të reja për afirmimin e talenteve të rinj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.