/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti para ndeshjes sportive në futboll në mes të ekipeve KF Vllaznia me KF Vitia që është zhvilluar në kuadër të Javës së 12-të, të Ligës së Parë në futboll, iu ka dhuruar këtyre dy ekipeve veshje sportive dhe topa futbolli . Ai njëherit ju uroj ekipeve sukses të më tutjeshme. Përndryshe kjo ndeshje ka përfunduar me rezultat 0:0.
Përndryshe në xhiron e radhës që luhet me 7 nëntor, Vitia pret Vëllaznimin, derisa Vllaznia udhëton për në ballafaqim me KF Kosova (P). Aktualisht KF Vllaznia mbanë pozitën e 9-të me 16 pikë, derisa KF vitia ndodhet në pozitë e 12-të me 10 pikë. /2L ONLINE/